E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, nëna humb jetën duke mbrojtur vajzën e saj gjatë tërmetit në Venezuelë
Mes tragjedisë së shkaktuar nga dy tërmetet shkatërruese në Venezuelë, një nënë u bë simbol i sakrificës, duke dhënë jetën për të shpëtuar vajzën e saj të vogël. Lajmi u bë publik nga futbollisti venezuelian Héctor Bello, i cili, përmes një mesazhi emocional në Instagram, njoftoi se bashkëshortja e tij Andrea sakrifikoi jetën për të mbrojtur vajzën e tyre gjatë dy lëkundjeve të fuqishme sizmike. “Do t’i tregoj vajzës sonë historinë se si e shpëtove. Si dhe jetën tënde për të, si ishe një grua e guximshme që nuk e braktise kurrë, deri në frymën e fundit”, shkroi Bello. Sipas mediave vendase, Andrea u gjet e pajetë nën rrënoja, ndërsa vajza e çiftit arriti të mbijetojë. Futbollisti bëri me dije se e bija ndodhet në...
Burimi:
vizionplus.tv