E njohin si mamaja e Kevin te “I vetëm në shtëpi”, zbulohet shkaku i vdekjes së aktores kanadeze, Catherine O’Hara

E njohin si mamaja e Kevin te “I vetëm në shtëpi”, zbulohet shkaku i vdekjes së aktores kanadeze, Catherine O’Hara

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores së njohur Catherine O’Hara, e cila u nda nga jeta më 30 janar në moshën 71-vjeçare. Sipas certifikatës së vdekjes të lëshuar nga Qarku i Los Anxhelosit, shkaku i menjëhershëm i vdekjes ishte një embolizëm pulmonar, ndërsa kanceri i rektumit u identifikua si shkaku themelor afatgjatë. Embolizmi pulmonar ndodh kur një mpiksje gjaku bllokon një arterie në mushkëri. Dokumenti u nënshkrua nga onkologu i saj, i cili bëri të ditur se e kishte trajtuar O’Hara-n që nga marsi i vitit të kaluar dhe se takimi i fundit me të kishte qenë më 27 janar. Aktorja ndërroi jetë në një spital në Santa Monica, Kaliforni. Vdekja e saj ishte një surprizë për publikun dhe bashkëpunëtorët, pasi përfaqësuesit e saj kishin...