E çuditshme në SHBA, qeni plagos me pushkë një grua në rrugë. Si ndodhi ngjarja e pazakontë
Një ngjarje e çuditshme dhe e pazakontë është regjistruar në Scottsbluff, Nebraska, ku një grua është plagosur në krah pas një të shtëne me armë zjarri që, sipas policisë, dyshohet se është shkaktuar nga një qen brenda një furgoni. Ngjarja ndodhi teksa gruaja po priste që semafori të bëhej jeshil, me krahun e djathtë jashtë dritares së automjetit, kur papritur u dëgjua një krismë e fortë. Menjëherë pas saj, ajo ndjeu dhimbje në krah dhe konstatoi se ishte plagosur. Sipas hetimeve paraprake të policisë, në një furgon të parkuar pranë një pike karburanti ndodhej një pushkë gjuetie e lënë në sediljen e pasme, e mbushur dhe me një fishek në dhomën e fishekut. Pronari i automjetit kishte hyrë në një dyqan pranë stacionit të karburantit,...
Burimi:
top-channel.tv