E çuditshme/ Kontrabanda e milingonave alarmon Kenian, shiten qindra euro
Kenia po përballet me një formë të re të gjuetisë së paligjshme, ku në qendër nuk janë më fildishi apo lëkurat e kafshëve, por milingonat gjigante korrëse. Autoritetet keniane kanë ngritur alarmin pas zbulimit të një rrjeti ndërkombëtar kontrabande që trafikon mbretëresha të specieve të rralla të milingonave afrikane drejt tregjeve evropiane dhe aziatike. Rasti u bë publik vitin e kaluar, kur dy adoleshentë belgë u arrestuan në Kenia me afro 5,000 milingona mbretëreshë të fshehura në shiringa dhe epruveta. Ata u akuzuan për “biopirateri”, ndërsa gjykata e krahasoi trajtimin e insekteve me tregtinë historike të skllevërve. Belgët u gjobitën me rreth 8,000 dollarë, ndërsa muajin e kaluar një shtetas kinez u dënua me një vit burg për tentativë trafikimi të 2,000 milingonave. Eksperti kenian...
Burimi:
opinion.al