E akuzonte për vdekjen e të birit 3 vite me parë, 54-vjeçari vret të riun në Greqi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kretë, ku një 54-vjeçar ka vrarë me armë zjarri një të ri dhe më pas është vetëdorëzuar në polici. Mediat helene raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gazi të Heraklionit. Sipas mediave, 54-vjeçari fajësonte 20-vjeçarin për vdekjen e të birit 3 vite më parë. Bëhet me dije se 20-vjeçari ishte në timon të makinës 3 vite më parë, ku ndodhej edhe djali i ndjerë i 54-vjeçarit, i cili humbi jetën në aksident. Që prej asaj kohe, 54-vjeçari fajësonte të riun për vdekjen e të birit, ndërsa sot u hakmor duke e qëlluar katër herë me armë në mes të rrugës.
Burimi:
vizionplus.tv