“E aftë për t’u maskuar si burrë” identifikohet autorja e atentatit në Monako: Është në arrati në Europë
Autoritetet e Monakos kanë identifikuar gruan e dyshuar për atentatin me bombë ndaj oligarkut ukrainas Vadim Ermolaev. Sipas hetimeve, ajo është rreth 30 vjeçe, me shtetësi ukrainase, banon në Gjermani dhe ka aftësi të maskohet për t’u dukur si burrë. Tri ditë pas sulmit, policia e Monakos, në bashkëpunim me autoritetet franceze dhe shërbimet e tjera evropiane të sigurisë, ka shpërndarë informacionet për identitetin e saj dhe ka nisur kërkimet në disa vende. Fillimisht ishte përfolur se ajo mund të ishte arratisur drejt Italisë, por hetuesit nuk e konfirmojnë këtë skenar. Sipas mediave franceze, identifikimi u bë falë një dëshmitari që pati kontakt me të gjatë përgatitjes së atentatit ose gjatë vëzhgimeve që ajo kishte kryer pranë banesës së objektivit. Hetuesit dyshojnë se kanë mundur...
Burimi:
javanews.al