Dyshohet se planifikonte sulm terrorist, arrestohet 17-vjeçar sirian në Gjermani
Një sirian 17-vjeçar është arrestuar në Hamburg me dyshimin se planifikonte një sulm terrorist në emër të ” Shtetit Islamik”. Sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorit Publik të Hamburgut, i mituri u arrestua nga forcat speciale të enjten, më 7 maj, dhe dyshohet se po përgatiste një sulm ndaj një turme, duke përdorur ose thikë ose një pajisje shpërthyese të improvizuar.17-vjeçari përballet me akuza për përgatitjen e një akti terrorist dhe financimin e terrorizmit, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë fushën e kontakteve dhe lëvizjeve të tij. Gjatë hetimeve u sekuestruan sende me përdorim të dyfishtë, përfshirë pleh, lëng për çakmakë barbeque, një balaklavë dhe një thikë.Njëkohësisht, prokurori kompetent ka kërkuar një vlerësim psikiatrik të personit të arrestuar. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv