Dyshohet për planifikim sulmi ndaj kroçerës me turistë izraelitë, arrestohet 37-vjeçari palestinez në Kretë
Autoritetet greke kanë njoftuar se kanë vënë në pranga një 37-vjeçar me origjinë palestineze në Agios Nikolaos të Kretës, i cili dyshohet se po përgatiste një sulm terrorist ndaj një anijeje turistike me pasagjerë izraelitë. Sipas hetimeve, objektivi i mundshëm ishte një kroçerë që pritej të mbërrinte në Kretë të martën, ndërsa arrestimi i të dyshuarit u krye të shtunën në mesditë. 37-vjeçari jetonte prej rreth një viti në Greqi, kishte status azilkërkuesi dhe punonte sezonalisht në një hotel në zonën e Agios Nikolaos. Megjithatë, kontaktet e tij me persona të arrestuar javët e fundit në Qipro për çështje terrorizmi e vunë nën vëzhgimin e Shërbimit Informativ Kombëtar grek dhe të Njësisë Antiterror. Sipas informacioneve të hetuesve, ai dyshohet se kishte marrë trajnim të posaçëm...
Burimi:
top-channel.tv