Dyshime mbi origjinën e infektimit/ Çifti holandez që vdiq në anijen turistike nuk e mori virusin në Argjentinë, detaje të reja
Tragjedia në anijen turistike vazhdon të thellohet, pasi tre persona në bord janë zbuluar të infektuar me hantavirus, ndërsa autoritetet argjentinase kanë hedhur poshtë versionin se pacientët e parë, një çift holandez vëzhgues zogjsh, e kanë marrë infeksionin në territorin e Argjentinës. Sipas raportimeve të Mail on Sunday, çifti është gjetur fillimisht në një zonë për vëzhgim zogjsh dhe mbeturinash në qytetin jugor Ushuaia, por hetimet sugjerojnë se ata kishin udhëtuar më parë në Patagoni, një zonë ku është regjistruar një shpërthim i virusit me 101 raste të konfirmuara dhe 32 vdekje, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Argjentinës.Kreu i shërbimit epidemiologjik në vend ka deklaruar për mediat britanike se “virusi nuk ka qenë kurrë këtu”, duke shtuar se nuk ka prova që infeksioni të jetë...
Burimi:
top-channel.tv