Dy pilotë zviceranë pezullohen para fluturimit, dyshohet se ishin nën efektin e alkoolit

Dy pilotë zviceranë pezullohen para fluturimit, dyshohet se ishin nën efektin e alkoolit

Dy pilotë të një linje ajrore zvicerane janë pezulluar nga detyra pak para një fluturimi nga Gjeneva, pasi u zbulua se kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli një natë para nisjes. Sipas kompanisë ajrore, pilotët, të cilët do të drejtonin një avion Airbus A220, kishin pirë shumë më tepër se sa duhej gjatë natës para fluturimit. Disa dëshmitarë kanë deklaruar se ata ishin dukshëm nën ndikimin e alkoolit në momentin kur u paraqitën për detyrë. Mediat e huaja raportojnë se autoritetet dhe kompania kanë nisur hetime për ngjarjen, ndërsa dy pilotët janë larguar përkohësisht nga fluturimet deri në përfundimin e procedurave verifikuese. Rasti ka ngritur shqetësime mbi respektimin e rregullave të sigurisë ajrore dhe përgjegjësinë e ekuipazheve para fluturimeve. Nga ana e saj, linja ajrore...