Dy çisterna kineze dalin nga Ngushtica e Hormuzit, ulet çmimi i naftës

Dy çisterna kineze dalin nga Ngushtica e Hormuzit, ulet çmimi i naftës

Dy cisterna kineze me naftë kanë dalë mëngjesin e sotëm nga Ngushtica e Hormuzit më herët sot, sipas të dhënave të transportit detar, duke rritur shpresat se konflikti mund të përfundojë së shpejti dhe gjendja në këtë rrugë të rëndësishme detare të rikthehet në normalitet. Një fund të shpejtë të luftës e parashikon edhe presidenti Donald Trump, ndërsa sinjale pozitive mbërrijnë edhe nga vendet e Gjirit. Ky optimizëm ka ndikuar tek çmimet referencë të naftës, që kanë pësuar një rënie të lehtë, me naftën bruto Brent që u ul përkohësisht në 110.16 dollarë për fuçi. Toshitaka Tazawa, analist në Fujitomi Securities, tha se investitorët janë “të etur të vlerësojnë nëse Uashingtoni dhe Teherani mund të gjejnë një terren të përbashkët dhe të arrijnë një marrëveshje...