“Duhet të jemi ushtria më e fortë në rajon!” Vuçiç: Jemi të vetmit në Ballkan me neutralitet ushtarak
“Duhet të jemi më të fortë se të tjerët në rajonin e Ballkanit pasi jemi të vetmit që kemi neutralitet ushtarak.” Kështu u shpreh presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjatë një aktiviteti me rastin e Ditës së Njësisë Kobra. Sipas tij, Beogradi ka zgjedhur neutralitetin ushtarak, dhe se do ta ruajë dhe mbrojë me xhelozi. “Por nuk mund ta ruajmë neutralitetin ushtarak pa forcë të madhe dhe investime të jashtëzakonshme. Kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë të investojmë, në mënyrë që çdo fëmijë të jetë i sigurt në vendin tonë”, tha Vuçiç. Sipas tij, të gjithë të tjerë në Ballkanin perëndimor ose i përkasin ose duan t’i përkasin një aleance të caktuar ushtarake. “Ne jemi të vetmit që duam të mbrojmë qiellin dhe vendin...
Burimi:
javanews.al