“Duhet një urdhër ndalimi”, Trump provokon Giorgia Melonin në prag të Samitit në Ankara
Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin e tij social Truth një foto ku shfaqet me kryeministren italiane Giorgia Meloni, vetëm pak përpara samitit të rëndësishëm të NATO-s në Ankara, i parashikuar për 7 dhe 8 korrik. Fotoja, e publikuar të dielën në orën 22:51, një ditë pas festimeve të 4 Korrikut, tregon Melonin me Trump, gjatë samitit të G7-s në Evian. Mbi imazh shfaqet mbishkrimi “Duhet një urdhër ndalimi”. Ky veprim konsiderohet si një tjetër sulm i drejtpërdrejtë ndaj kryeministres italiane, pas disa ditësh tensionesh mes Romës dhe Uashingtonit. Pas samitit të Evianit, Trump kishte deklaruar se Meloni i ishte lutur për një foto së bashku. Kryeministrja italiane iu përgjigj akuzës përmes një videoje në rrjetet sociale, ku tha: “Unë dhe Italia nuk lutemi...
Burimi:
ntv.al