Dua Lipa padit Samsung për 15 milionë dollarë: Përdori imazhin tim pa leje
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh ndaj Samsung, duke akuzuar kompaninë se ka përdorur imazhin e saj në kutitë e televizorëve pa miratim. Sipas padisë së depozituar në Gjykatën Federale të Kalifornisë, Samsung dyshohet se ka vendosur një fotografi të artistes në paketimet e disa modeleve të televizorëve të shitura në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në dokumentet gjyqësore thuhet se kompania ka tentuar të përfitojë nga fama dhe imazhi i Dua Lipës për të promovuar produktet e saj. Padia përfshin akuza për shkelje të të drejtave të autorit, përdorim të paautorizuar të imazhit dhe shkelje të markës tregtare. Sipas ekipit ligjor të artistes, fotografia është realizuar gjatë performancës së saj në festivalin Austin...
Burimi:
top-channel.tv