Droni rus godet pallatin e banimit në Rumani, alarm në kufirin e NATO-s me Ukrainën

Droni rus godet pallatin e banimit në Rumani, alarm në kufirin e NATO-s me Ukrainën

Një dron rus goditi një pallat banimi në qytetin Galați të Rumanisë, pranë kufirit me Ukrainën, duke lënë të plagosur lehtë dy persona. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë, vend anëtar i NATO-s, e cila tha se incidenti ndodhi gjatë natës së 28-29 majit. Sipas autoriteteve rumune, Rusia rifilloi sulmet me dronë ndaj objektivave civile dhe infrastrukturës në Ukrainë, pranë kufirit lumor me Rumaninë. Njëri prej dronëve hyri në hapësirën ajrore rumune, u monitorua nga radarët deri në pjesën jugore të qytetit Galați dhe më pas u rrëzua mbi çatinë e një pallati, duke shkaktuar zjarr. Ky është rasti i parë i raportuar kur një dron rus godet drejtpërdrejt një ndërtesë të banuar në territorin rumun, megjithëse shkelje të hapësirës...