Droni detar misterioz në Lefkada i mbushur me eksplozivë, autoritetet greke e ‘hedhin në erë’

Droni detar misterioz në Lefkada i mbushur me eksplozivë, autoritetet greke e ‘hedhin në erë’

Me një shpërthim të kontrolluar autoritetet greke neutralizuan rreth 100 kilogramë lëndë eksplozive që u gjetën në dronin detar misterioz në Lefkadë. Mjeti pa pilot ishte zbuluar nga dy peshkatarë në zonën detare të Vasilikisë, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet portuale, raporton korrespondenti i Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku. Droni ishte fshehur në një shpellë dhe mbante eksplozivët të vendosur brenda një fuçie. Pas zbulimit, mjeti fillimisht u tërhoq në portin lokal dhe më pas u transportua në zonën e Astakos, ku u krye shpërthimi i kontrolluar dhe vazhdojnë analizat teknike nga specialistë të Marinës Ushtarake greke. Sipas të dhënave të para, droni kishte karakteristika që ngjajnë me sisteme ushtarake ose paraushtarake. Në pjesën qendrore ndodhej një kamerë me rezolucion të lartë, ndërsa kishte...