Dronët ukrainas godasin rafinerinë ruse gjatë një tjetër sulmi thellë brenda Rusisë
Dronët ukrainas kanë goditur një rafineri nafte ruse qindra kilometra larg kufirit me Ukrainën, në një tjetër seri operacionesh në thellësi të territorit rus që synojnë të prishin industrinë e naftës së Rusisë. Sulmet e 31 majit gjatë natës ndaj objektit në rajonin qendror të Saratovit — i dyti që nga muaji mars — nuk duket se kanë shkaktuar viktima. Por, në fabrikën që i përket kompanisë shtetërore të naftës Rosneft u raportua një zjarr i madh dhe tym i zi i dendur. Ushtria e Ukrainës tha se dronët e saj kanë shënjestruar rafinerinë e Saratovit, së bashku me disa lokacione të tjera në të gjithë Rusinë. Guvernatori i Saratovit, Roman Busargin, tha se është goditur “infrastrukturë civile”, por nuk specifikoi saktësisht se çfarë është...
Burimi:
vizionplus.tv