Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual, si e kërcënoi dhe drogoi punonjësin duke i kërkuar favore seksuale 

Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual, si e kërcënoi dhe drogoi punonjësin duke i kërkuar favore seksuale 

Padia pretendon se Lorna Hajdini, 37-vjeçarja me origjinë shqiptare, ka detyruar një bankier të martuar të përfshihej në “akte seksuale jo konsensuale dhe poshtëruese” për muaj me radhë, duke përdorur kërcënime për karrierën e tij dhe, në disa raste, duke e droguar pa dijeninë e tij. Ankesa është paraqitur nga një paditës anonim, i identifikuar si “John Doe”, në Gjykatën Supreme të Qarkut të Nju Jorkut. Sipas dokumenteve ligjore, ngjarjet dyshohet se kanë nisur në pranverën e vitit 2024, menjëherë pasi të dy filluan të punonin së bashku. Paditësi pretendon se Hajdini fillimisht bëri komente dhe prekje të papërshtatshme, të cilat më pas u përshkallëzuan në propozime të drejtpërdrejta seksuale dhe kërcënime për pasoja profesionale në rast refuzimi. Padia përshkruan një seri incidentesh ku Hajdini...