Donald Trump kritikon Papa Leoni XIV për qëndrimin ndaj Iranit, rriten tensionet para takimit në Vatikan

Donald Trump kritikon Papa Leoni XIV për qëndrimin ndaj Iranit, rriten tensionet para takimit në Vatikan

Presidenti Donald Trump, ka shtuar retorikën ndaj Papa Leonit XIV, duke e akuzuar se “po rrezikon shumë katolikë” për shkak të qëndrimit të tij ndaj Iranit dhe armëve bërthamore. Deklaratat e Trump vijnë vetëm dy ditë para një takimi të rëndësishëm në Vatikan mes sekretarit amerikan të shtetit, Marco Rubio, dhe Papës, një përpjekje për të ulur tensionet mes Uashingtonit dhe Selisë së Shenjtë. Në një intervistë për moderatorin konservator Hugh Hewitt, Trump u shpreh se Papa “duket sikur mendon se është në rregull që Irani të ketë armë bërthamore”, duke shtuar se kjo është “e rrezikshme për shumë njerëz”. Megjithatë, Papa Leoni XIV nuk ka deklaruar kurrë se mbështet pajisjen e Iranit me armë bërthamore. Ai ka kundërshtuar vazhdimisht luftën dhe përshkallëzimin e konfliktit...