Do të ekzekutohej me varje nga regjimi i Teheranit? Çfarë ka ndodhur me 26-vjeçarin Erfan Soltani

Do të ekzekutohej me varje nga regjimi i Teheranit? Çfarë ka ndodhur me 26-vjeçarin Erfan Soltani

erfan soltani IRAN- Erfan Soltani, 26 vjeç, i riu iranian që do të varej nga regjimi i Teheranit për pjesëmarrje në protestat e fundit, nuk është dënuar me vdekje, thanë sot zyrtarët gjyqësorë iranianë. Sipas një deklarate të publikuar nga media shtetërore iraniane, gjyqtarët e vendit sqaruan se Soltani akuzohet për “komplot kundër sigurisë së brendshme të vendit dhe aktivitete propagandistike kundër regjimit”, por se dënimi me vdekje nuk zbatohet për akuza të tilla nëse ato konfirmohen nga një gjykatë. Soltani thuhet se mbahet në burgun qendror të Karaj, me familjen e tij që tha në orët e mëparshme se ishin informuar për shtyrjen e ekzekutimit të tij. Duke folur për rrjetin amerikan Fox News, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi kishte deklaruar më parë...