“Do ta shqyrtoj planin e ri që na ka dërguar Irani”, Trump: Nuk mendoj se do jetë i pranueshëm
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të shtunën në mbrëmje se së shpejti do të shqyrtojë një plan të ri nga Irani, por se “nuk mund ta imagjinojë se do të ishte i pranueshëm”. “Ata më treguan për konceptin e marrëveshjes. Tani do të më japin formulimin e saktë”, u tha ai gazetarëve ndërsa hipte në Air Force One në Florida. Irani paraqiti një përgjigje prej 14 pikash ndaj një propozimi nga SHBA-ja, raportoi të shtunën agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Tasnim raportoi se SHBA-ja propozoi një armëpushim dy-mujor, por se Irani beson “se çështjet duhet të zgjidhen brenda 30 ditëve” dhe se negociatat duhet të përqendrohen në “përfundimin e luftës” në vend të zgjatjes...
Burimi:
top-channel.tv