“Do ta japin shqip provimin”, Mexhiti u jep lajmin studentëve shqiptarë pas protestës
Zv.kryeministër i Parë i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti dha sot lajmin që provimi i jurisprudencës për studentët shqiptarë do të mbahet në gjuhën shqipe. Duke folur në emisionin “Off the Record”, Mexhiti tha se është biseduar me kryeministrin Mickoski, dhe ai ka premtuar që do të rregullohet si çështje. Mexhiti shtoi se nuk do të përfshihen vetëm provimet për jurisprudencën, por edhe për profesione të tjera që kërkojnë marrje të licencës. “Sot na është premtuar që do rregullohet edhe çështja e provimeve të jurisprudencës. Provimet profesionale që në të kaluarën, kanë qenë në gjuhën maqedonase. Ne kemi arritur në dy vite, me këto rrethana dhe numra, të zgjidhim çështje që nuk janë zgjidhur në 20 vite. Sot e deklaruam, është marrëveshja e partnerëve në...
Burimi:
javanews.al