“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi Bullgarinë që të mos lejojë Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat e saj për operacione ushtarake kundër Republikës Islamike. Esmail Baqaei tha më 21 korrik se çdo pjesëmarrje dhe bashkëpunim në përgatitjen dhe zbatimin e sulmeve amerikane “do të konsiderohet bashkëfajësi në kryerjen e krimit të agresionit dhe krimeve të luftës”. Kryeministri bullgar, Roman Radev, ka thënë se do të kërkojë miratimin e Parlamentit për dislokimin e deri në tetë aeroplanëve cisternë amerikanë në një bazë ajrore në vend. Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqaei, tha se ishte i befasuar nga deklaratat e Radevit, duke shtuar: “Vënia në dispozicion e territorit të një shteti për përdorim...