“Do godasim thellë!” Zelensky krijon njësinë e veçantë luftarake kundër Putinit

“Do godasim thellë!” Zelensky krijon njësinë e veçantë luftarake kundër Putinit

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha në një deklaratë për mediat se po krijonte një komandë të veçantë për t’u përqendruar te goditjet e thella të Ukrainës ndaj Rusisë, si dhe do të krijonte forca të reja të reagimit të shpejtë, të cilat do të përfshinin trupa sulmuese dhe njësi të pajisura me dronë. Në fjalimin drejtur kombit Zelenskyy premtoi më shumë sulme thellë në territorin rus “Sot, Forcat tona të Mbrojtjes arritën rezultate të reja me operacionet tona me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë: kriza e karburantit në Rusi po përkeqësohet, gjë që është një përgjigje plotësisht e justifikuar ndaj refuzimit të Putinit për t’i dhënë fund kësaj lufte. Ne kemi paraqitur propozime për afrimin e paqes dhe ato kanë mbështetje, jo vetëm...