Djali i diplomatëve norvegjezë gjendet i vdekur, dyshohet se Epstein i la 10 milionë $
Një ngjarje e rëndë është raportuar të mërkurën më 29 prill në Oslo, ku 25-vjeçari Edward Yul Rod-Larsen është gjetur i vdekur, me dyshimet paraprake për vetëvrasje. Ai ishte djali i dy diplomatëve të njohur norvegjezë, Terje Rod-Larsen dhe Mona Juel, të cilët aktualisht po hetohen për korrupsion të rëndë dhe për lidhje të dyshuara me financierin amerikan Jeffrey Epstein. Hetimet lidhen me pretendime se Epstein ka lënë në testament një shumë prej rreth 10 milionë dollarësh për Edwardin dhe motrën e tij binjake, Emma Rod-Larsen, megjithëse kjo shumë nuk është konfirmuar si e paguar. Sipas informacioneve të publikuara, autoritetet në Norvegji dhe Francë kanë nisur një hetim të përbashkët ndaj çiftit diplomatik, ndërsa më herët është raportuar se edhe autoritetet amerikane po shqyrtojnë disa...
Burimi:
javanews.al