Diversioni i Putinit: Territoret e Ukrainës mund t’u kthehen Polonisë, Hungarisë e Rumanisë
Presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur sërish pretendime diversive mbi të ardhmen e territoreve perëndimore të Ukrainës, duke deklaruar se disa prej tyre mund të përfundojnë në të ardhmen nën kontrollin e vendeve që, sipas tij, i kanë zotëruar historikisht. Në deklaratat e tij, Putin iu referua periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore, duke pretenduar se lideri sovjetik Joseph Stalin ia kishte kaluar Ukrainës disa territore që më herët kishin qenë pjesë e Polonisë, Hungarisë dhe Rumanisë. Sipas presidentit rus, këto ndryshime territoriale u bënë në një kohë kur republikat përbërëse të Bashkimit Sovjetik ishin pjesë e të njëjtit shtet. Putin shtoi se Stalini nuk mund ta kishte parashikuar situatën aktuale dhe pretendoi se Ukraina “herët ose vonë” mund t’i humbasë këto territore. “Me...
Burimi:
syri.net