Dita e fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës! “Mesnata” pret kandidatura të reja në Kuvend
presidenc e kosoves KOSOVË- Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës. Deputetët kanë afat deri në mesnatë për të votuar një emër për President. Ditën e djeshme, Lëvizja Vetëvendosje propozoi Glauk Konjufcën si kandidat për President. Konjufca është emri i vetëm deri tani i propozuar, por, për të shmanguar krizën, duhen të paktën 2 emra kanidatësh. Teksa dje pritej që Kuvendi të mblidhej në seancë për të zgjedhur kreun e ri të shtetit, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu njotoi për mediat se zgjedhja e presidentit nuk mund të zhvillohet nëse nuk ka dy kandidatë në garë. Ajo theksoi se seanca duhet të mbahet vetëm kur të jenë propozuar të paktën dy kandidatë nga deputetët, në përputhje me Kushtetutën. Nëse kjo situatë nuk zgjidhet...
Burimi:
zeri.ai