‘Dita e Fitores’ në Rusi/ Parada në Sheshin e Kuq pa tanke dhe raketa balistike, eksperti: Tregues se lufta me Ukrainën nuk po shkon sipas planeve të Kremlinit
Një fjalë dominon sot Sheshin e Kuq në Moskë: “Fitore”. Fjala “Pobeda” shfaqet në pankarta gjigante të kuqe, në ekranet elektronike dhe në instalacione artistike ku qytetarët ndalojnë për të bërë fotografi. Ndërkohë, ushtarët po zhvillojnë provat për paradën tradicionale të 9 Majit, që shënon fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Nën drejtimin e Vladimir Putinit, ideja kombëtare e Rusisë është ndërtuar fort mbi kujtesën e kësaj fitoreje historike. Për Kremlinin, Dita e Fitores është kthyer në festën më të rëndësishme shtetërore. Por këtë vit parada do të jetë ndryshe. Për herë të parë në gati dy dekada, në Sheshin e Kuq nuk do të ekspozohen tanke, raketa balistike apo mjete të tjera të rënda ushtarake. Në paradë do...
Burimi:
top-channel.tv