Diskutimet mbi Iranin dhe tensionet në Lindjen e Mesme, Trump ndryshon vendin e mbledhjes së kabinetit!

Diskutimet mbi Iranin dhe tensionet në Lindjen e Mesme, Trump ndryshon vendin e mbledhjes së kabinetit!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndryshuar në moment të fundit vendin ku do të zhvillohet mbledhja e kabinetit qeveritar. Edhe pse fillimisht ishte njoftuar se takimi do të mbahej në Camp David, rezidenca presidenciale e izoluar në Maryland, u konfirmua se mbledhja do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë. Sipas autoriteteve amerikane, shkak për ndryshimin e planit janë bërë kushtet e këqija atmosferike, ndërsa zona përreth kryeqytetit amerikan është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë ditëve të fundit. Mbledhja e kabinetit pritet të fokusohet kryesisht te zhvillimet në Iran dhe tensionet në Lindjen e Mesme, në një kohë kur negociatat mes Washingtonit dhe Teheranit nuk po japin rezultatet e pritshme. Vetëm pak ditë më parë, Trump deklaroi se një marrëveshje me Iranin ishte “shumë...