Dha dorëheqjen nga posti qeveritar, ish ministri i Starmer njofton kandidimin për kreun e Partisë Laburiste
Vetëm pak ditë pasi dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë, Wes Streeting ka konfirmuar se do të kandidojë kundër Keir Starmer për udhëheqjen e Partisë Laburiste dhe për postin e kryeministrit së Britanisë. “Na duhet një garë e mirëfilltë me kandidatët më të mirë në fushë dhe unë do të kandidoj.”, theksoi ai, raportojnë mediat britanike. Ai theksoi se votuesit, në zgjedhjet lokale, i dërguan një mesazh të qartë Partisë Laburiste, e cila pësoi humbje të ndjeshme. Streeting tha se nëse Starmr do të bënte “gjënë e duhur dhe të përgjegjshme”, Partia Laburiste mund ta mposhte partinë Reforma të Nigel Farage. Streeting bëri thirrje gjithashtu që Mbretëria e Bashkuar të ribashkohet me Bashkimin Evropian, duke thënë se “e ardhmja e Britanisë është me...
Burimi:
vizionplus.tv