Deti Jon “nxjerr” një thesar historik, zbulohet anija unike gjermane e Luftës së Dytë Botërore
Një zbulim me rëndësi të veçantë historike është bërë në ujërat e Detit Jon, pranë Prevezës në Greqi, ku është gjetur pothuajse e paprekur anija luftarake gjermane LS 6 (Leichte Schnellboot 6), e fundosur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas mediave greke, mjeti ndodhet në një thellësi prej 96 metrash dhe konsiderohet i vetmi i këtij lloji që ka mbijetuar deri më sot në nivel botëror. Zbulimi u bë pas një kërkimi shumëvjeçar dhe zhytjesh teknike, të bazuara në dokumentet e arkivave ushtarake gjermane që tregonin vendndodhjen ku ishte fundosur në shtator të vitit 1943. Zhytësit e gjetën mjetin pothuajse në pozicion vertikal mbi fundin ranor të detit, me një pjesë të madhe të strukturës së tij të ruajtur në gjendje të shkëlqyer, pavarësisht dekadave...
Burimi:
vizionplus.tv