Dënohet me 7 vite burg nënkryetari i partisë liberale Yabloko që kundërshtoi luftën në Ukrainë

Dënohet me 7 vite burg nënkryetari i partisë liberale Yabloko që kundërshtoi luftën në Ukrainë

Një gjykatë në Rusi ka dënuar me shtatë vite burg Maksim Kruglov, nënkryetarin e partisë liberale opozitare Yabloko (Molla), me akuzën e përhapjes së “informacioneve të rreme” për ushtrinë ruse. Vendimi u shpall vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Rusi. Kruglov, ish-deputet i Këshillit Bashkiak të Moskës dhe një kritik i hapur i luftës në Ukrainë, ishte arrestuar në tetor të vitit të kaluar për postime të publikuara në aplikacionin Telegram gjatë vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës. Gjatë seancës gjyqësore, Kruglov deklaroi se është i pafajshëm dhe theksoi se lufta në Ukrainë është një tragjedi që duhet të marrë fund sa më shpejt. Sipas akuzës, një nga postimet e tij i referohej të dhënave të Kombeve të...