Dëmet nga sulmi me dron nuk ndikojnë, nivelet e radioaktivitetit në centralin bërthamor të Zhaporizhzhias në Ukrainë mbeten normale
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka konfirmuar se nivelet e radioaktivitetit në centralin bërthamor të Zaporizhzhias, në Ukrainë, mbeten normale, pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga një sulm me dron. IAEA njoftoi të dielën se ekspertët e saj konstatuan dëmtime në pjesën e jashtme të një ndërtese brenda kompleksit të centralit, i cili aktualisht ndodhet nën kontrollin e forcave ruse. Sipas agjencisë, nuk është regjistruar asnjë rritje e niveleve të rrezatimit dhe situata vijon të monitorohet nga afër. Centrali bërthamor i Zaporizhias, më i madhi në Evropë, ka qenë vazhdimisht në qendër të shqetësimeve ndërkombëtare për sigurinë bërthamore që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv