Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë në Zvicër për bisedime teknike, reagon JD Vance

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë në Zvicër për bisedime teknike, reagon JD Vance

Delegacionet e SHBA-së dhe Iranit kanë mbërritur në Zvicër për negociata teknike në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar të mërkurën, i cili synon t’i japë fund konfliktit disamujor në Lindjen e Mesme dhe të rihapë Ngushticën e Hormuzit. Bisedimet në Burgenstock do të udhëhiqen nga zv/presidenti amerikan JD Vance, ndërsa nga pala iraniane nga kryeparlamentari Mohammad Bagher Ghalibaf dhe kryediplomati Abbas Araghchi, nën ndërmjetësimin e Pakistanit. Dje para nisjes, Vance tha se të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff tashmë ndodhen në terren për të trajtuar “elementet teknike” të negociatave. Vance, i cili mbërriti në bazën ajrore Emmen në veri të Burgenstockut, gjithashtu kishte deklaruar se ishte “shumë i bindur” se Washingtoni dhe Teherani mund të ruanin armëpushimin e vendosur në kuadër...