Burimi:
top-channel.tv

Foto © top-channel.tv
Deklarata e Trump për kontrollin e Venezuelës, tre gjigantët amerikanë të naftës nisin planifikimet për takime me administratën e presidentit
Tre gjigantë amerikanë të naftës, Chevron, ConocoPhillips dhe ExxonMobil po planifikojnë të diskutojnë me administratën Trump situatën e Venezuelës gjatë një takimi të enjten. Përfaqësuesit e kompanive do të takohen me Sekretarin e Energjisë, Chris Wright. Ky zhvillim vjen pasi Trump deklaroi se kompanitë amerikane do të mund të hyjnë në Venezuelë dhe të përmirësojnë infrastrukturën e saj të naftës, tani që presidenti Nicolás Maduro është në duart e ushtrisë amerikane. Trump tha se industria e naftës mund të jetë “në funksionim” me operacione të zgjeruara brenda 18 muajsh, megjithëse analistët mbeten skeptikë për këtë afat kohor. Ai shtoi se do të nevojitej një sasi e madhe parash për investime, të cilat kompanitë do t’i përdorin dhe më pas do të rimbursoheshin përmes të ardhurave....








