Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës
Çmimet e naftës shënuan rënie këtë mbrëmje pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se lufta me Iranin mund të përfundojë së shpejti. Nafta bruto amerikane ra me 6.19%, duke arritur në 85.27 dollarë për fuçi, ndërkohë çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra me 4.6%, duke zbritur në 88.43 dollarë për fuçi. Rënia e çmimeve erdhi pas deklaratave të Trump, i cili në një intervistë u shpreh se konflikti me Iranin është “në thelb ka përfunduar” dhe mund të mbyllet së shpejti, çka ndikoi në pritshmëritë e tregjeve energjetike.
Burimi:
javanews.al