Dalin pamjet e pistoletave që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s
Janë publikuar fotot e dhuratës së pazakontë që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, u dhuroi liderëve të NATO-s që morën pjesë në samitin e Aleancës, mes tyre edhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Sipas mediave turke, bëhet fjalë për një revolver të personalizuar me emrin e secilit lider të gdhendur mbi të, i shoqëruar me një kuti me plumba të vërtetë dhe një komplet të posaçëm për pastrimin e armës. Sipas zyrtarëve evropianë të cituar nga Politico, dhuratat iu dorëzuan të mërkurën nga presidenti turk Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa. Një zyrtar i Këshillit Evropian deklaroi se ekipi i sigurisë së Costas e mori revolverin për të kryer kontrollet e nevojshme. “Ne do të ndjekim procedurat...
Burimi:
javanews.al