Dalin detaje të reja/ Media turke tregon si dështoi plani për atentat ndaj Erdoganit
Dhjetë vjet pas tentativës për grusht shteti në Turqi, gazeta Türkiye ka publikuar detaje të reja mbi një plan të dyshuar për atentat ndaj presidentit Recep Tayyip Erdogan. Sipas raportimit, plani ishte hartuar nga anëtarë të organizatës FETÖ, siç e cilësojnë autoritetet turke lëvizjen e klerikut Fethullah Gülen. Gazeta, duke cituar burime të paidentifikuara, pretendon se atentati ishte planifikuar sipas një skenari të ngjashëm me vrasjen e presidentit egjiptian Anëar Sadat në vitin 1981. Sipas këtyre pretendimeve, në vendngjarje ishin vendosur persona të gatshëm të kryenin sulmin dhe të mos binin të gjallë në duart e autoriteteve. Raporti shton se plani u zbulua në momentet e fundit, pasi ushtria dhe shërbimet turke të inteligjencës paralajmëruan presidentin për lëvizje të dyshimta. Ish-gjenerali Ibrahim Büyükbaş deklaroi se...
Burimi:
ntv.al