CNN: Irani ‘nxjerr sërish në funksion’ arsenalin e madh raketor, pavarësisht goditjeve

CNN: Irani ‘nxjerr sërish në funksion’ arsenalin e madh raketor, pavarësisht goditjeve

Irani po rifiton aksesin në sasi të mëdha raketash të ruajtura në instalime nëntokësore, sipas një analize të CNN të bazuar në imazhe të reja satelitore. Raporti vë në dyshim deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte thënë më herët se arsenali raketor i Teheranit ishte shkatërruar pothuajse plotësisht. Sipas CNN, gjatë konfliktit, goditje ajrore nga SHBA dhe Izraeli kishin nxjerrë jashtë funksioni disa nga këto komplekse, duke bllokuar hyrjet dhe duke kufizuar ndjeshëm lëvizjen e armëve. Kjo kishte çuar në izolimin e një pjese të madhe të lëshuesve iranianë dhe në dobësimin e aftësisë së vendit për sulme me raketa. Megjithatë, imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani ka nisur hapjen dhe rikthimin në funksion të këtyre strukturave, duke përdorur mjete ndërtimi...