CNBC: Pse Trump hoqi dorë nga Operacioni Liria në Ngushticën e Hormuzit, Roli i Arabisë Saudite
Plani i presidentit amerikan Donald Trump për krijimin e një eskorte ushtarake amerikane për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit ka marrë një kthesë të papritur, pasi sipas një raporti të CNBC që citon zyrtarë amerikanë, Arabia Saudite bllokoi përdorimin e bazave të saj kritike dhe hapësirës ajrore nga SHBA-të, duke detyruar në fund Uashingtonin të “ngrijë” operacionin. Plani, i quajtur “Operacioni Liria”, u njoftua papritur nga Trump përmes mediave sociale dhe kishte si synim sigurimin e kalimit të anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit, pas kërcënimeve dhe sulmeve të vazhdueshme nga Iran në rajon.Sipas raportit, njoftimi shkaktoi pakënaqësi të madhe në Riad, pasi udhëheqja saudite nuk ishte informuar paraprakisht për operacionin. Arabia Saudite thuhet se i bëri të qartë Uashingtonit se nuk do...
Burimi:
top-channel.tv