Çmimi i naftës rritet sërish, zbehen shpresat për marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit
Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur sërish, ndërsa po zbehen shpresat për një marrëveshje mes Izraelit dhe SHBA dhe Iran për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme. Nafta e papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar i referencës, u rrit me rreth 4%, duke arritur në afro 105 dollarë për fuçi. Ky është niveli më i lartë i regjistruar që nga mesi i javës së kaluar. Gjatë ditëve më të tensionuara të konfliktit, çmimi i naftës kishte arritur deri në 120 dollarë për fuçi, duke shtuar shqetësimet për ekonomi dhe inflacion në shumë vende të botës. Rritja më e fundit erdhi pasi Irani refuzoi një propozim të paraqitur nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës. Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se kundërpropozimi iranian ishte...
Burimi:
top-channel.tv