Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet e ardhshme dhe lajmëron se nuk do ofrojë më shërbim

Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet e ardhshme dhe lajmëron se nuk do ofrojë më shërbim

Spirit Airlines ka filluar të mbyllë operacionet, duke anuluar fluturimet dhe duke mbyllur shërbimet ndaj klientit, sipas një deklarate në faqen e internetit kushtuar procedurave të falimentimit. “Me zhgënjim të madh, më 2 maj 2026, Spirit Airlines filloi një mbyllje të rregullt të operacioneve tona, me efekt të menjëhershëm”, thuhej në njoftimin e shkurtër. “Të gjitha fluturimet janë anuluar dhe shërbimi ndaj klientit nuk është më i disponueshëm”, thuhej në të, duke iu drejtuar klientëve të linjës ajrore me kosto të ulët. Linja ajrore u kujtoi pasagjerëve që mbërrinin në aeroporte për një fluturim Spirit se “nuk është në gjendje të ofrojë shërbim”, duke i këshilluar ata të “kërkojnë të rirezervojnë udhëtimin e tyre në një linjë ajrore tjetër”. Duke mbyllur deklaratën e shkurtër zyrtare,...