Cisterna e parë japoneze kalon Ngushticën e Hormuzit, pritet mbërritja në Japoni
Japonia po pret mbërritjen e cisternës së parë të naftës bruto që ka kaluar përmes Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më strategjike për furnizimin global me energji. Sipas Anadolu Agency dhe raportimeve të transmetuesit publik NHK, anija Idemitsu Maru, me flamur panamez dhe e menaxhuar nga një kompani japoneze, po transporton rreth 2 milionë fuçi naftë bruto nga Arabia Saudite drejt një rafinerie në provincën Aichi në Japoninë qendrore. Autoritetet e Ministria e Industrisë e Japonisë kanë konfirmuar se kjo është një nga cisternat e para japoneze që arrin të kalojë këtë rrugë detare pas një periudhe tensionesh të shtuara në rajon. Sipas tyre, në bord ndodhen edhe tre anëtarë japonezë të ekuipazhit, të cilët nuk kanë raportuar probleme shëndetësore. Zyrtarët japonezë theksuan se...
Burimi:
syri.net