Cilat janë armët e Iranit në përballjen me SHBA dhe Izraelin?
Pas sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, ku u vra Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei dhe disa zyrtarë të lartë, Teherani reagoi menjëherë. Irani deklaroi se kundërpërgjigjja e tij goditi Izraelin dhe objekte ushtarake të lidhura me SHBA-në në rajon, përfshirë shtete të Gjirit që strehojnë baza amerikane. Tashmë pyetja kryesore për rajonin dhe tregjet globale është nëse kjo do të mbetet një shkëmbim sulmesh të ndërsjella apo do të kthehet në një konflikt më të gjatë, ku rolin kryesor do ta luajë kapaciteti goditës i Iranit, aleatët e tij dhe presioni mbi rrugët detare e infrastrukturën energjetike. Në qendër të kësaj përballjeje është arsenali raketor i Iranit dhe mjetet e tjera që ai ka në dispozicion, citon noa.al një raport të...
Burimi:
kohajone.com