Charles III në Kongresin Amerikan: Partneriteti SHBA-Britani, më i rëndësishëm se kurrë
Mbreti Charles III mbajti një fjalim të gjatë dhe simbolik në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot në 28 prill, ku theksoi rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve, duke i cilësuar ato si një partneritet “më i rëndësishëm se kurrë” në një kohë sfidash globale, pasigurie dhe konflikti ndërkombëtar. Ai u prit me duartrokitje të shumta dhe ovacione të forta nga ligjvënësit amerikanë, ndërsa fjalimi i tij u fokusua në historinë e përbashkët, vlerat demokratike, bashkëpunimin strategjik dhe përgjegjësitë globale të dy vendeve. Mbreti theksoi se marrëdhënia mes dy shteteve nuk është vetëm politike apo ekonomike, por e ndërtuar mbi shekuj historie të përbashkët dhe parime të njëjta si shteti i së drejtës, liria dhe institucionet demokratike. Në...
Burimi:
javanews.al