Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?
Irani e zhvilloi një ceremoni madhështore mortore, e cila zgjati një javë, për udhëheqësin suprem, ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në fillim të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Ngjarjet publike, të organizuara nga shteti, mblodhën qindra mijëra njerëz në mbarë Republikën Islamike. Megjithatë, një njeri ra në sy për mungesën e tij: Mojtaba Khamenei. Djali dhe pasuesi i udhëheqësit shumëvjeçar të Iranit nuk u shfaq gjatë gjithë ceremonive mortore dhe tubimeve përkujtimore që përfunduan më 9 korrik, përcjell A2. Thuhet se Mojtaba Khamenei u plagos në të njëjtin sulm ajror izraelit që vrau të atin, dhe ai nuk është parë në publik qëkurse e mori detyrën si pasues në muajin mars. Sipas ekspertëve, legjitimiteti i Mojtaba Khameneit ka pësuar një tjetër...
Burimi:
javanews.al