Çfarë po ndodh me Iranin? Rubio jep detaje pas negociatave
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se ka pasur “disa përparime” në bisedimet me Iranin, por theksoi se ende nuk është arritur një marrëveshje dhe se nevojitet më shumë punë. “Ka pasur njëfarë progresi. Nuk do ta mbivlerësoja, por as nuk do ta nënvlerësoja”, tha Rubio pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s në Suedi. Ai shtoi se SHBA-ja vazhdon kontaktet me ndërmjetësit pakistanezë që janë të përfshirë në negociatat me Teheranin. Sipas Rubios, presidenti Donald Trump preferon arritjen e një marrëveshjeje përmes negociatave, por shqetësimi kryesor mbetet që Irani të mos sigurojë armë bërthamore. “Ka ende shumë punë për t’u bërë. Nuk kemi arritur ende aty, por do të vazhdojmë të përpiqemi”, deklaroi ai. Rubio paralajmëroi gjithashtu se nëse negociatat...
Burimi:
javanews.al