Çfarë përfshin propozimi me 14 pika i Iranit për SHBA-në për t’i dhënë fund luftës

Çfarë përfshin propozimi me 14 pika i Iranit për SHBA-në për t’i dhënë fund luftës

Teherani ka paraqitur një propozim me 14 pika për përfundimin e luftës, përmes ndërmjetësimit të Pakistanit, ndërsa administrata Trump vijon të mbajë në fuqi bllokadën detare, të shqyrtojë opsione ushtarake dhe të miratojë paketa të mëdha armatimi për aleatët në Lindjen e Mesme. Presidenti amerikan, Donald Trump ka lënë të kuptohet se propozimi i ri vështirë se do të pranohet. Sipas agjencisë gjysmëzyrtare Tasnim, Teherani ka dorëzuar një përgjigje me 14 pika ndaj një plani amerikan me nëntë pika për përfundimin e konfliktit. Propozimi iranian thekson përfundimin e plotë të armiqësive, duke refuzuar idenë e një “ngrirjeje” të përkohshme apo armëpushimi dy-mujor, dhe kërkon zgjidhjen e çështjeve themelore brenda 30 ditëve. Sipas Iranit, prioritet duhet të jetë përmbyllja përfundimtare e luftës dhe jo zgjatja e...