Çfarë nuk mund të bëjë inteligjenca artificiale?

Çfarë nuk mund të bëjë inteligjenca artificiale?

“IA mund të llogarisë, por njerëzit duhet të marrin vendimin përfundimtar”, thotë Maximilian Kiener nga Instituti për Etikën në Teknologji në UniversitetinTeknik të Hamburgut. Qoftë ndihmë në vendimmarrjen në karrierë apo një terapist zëvendësues – inteligjenca artificiale (IA) duket se ka përgjigjen e duhur për pothuajse çdo problem. Zhvilluesit e IA pothuajse gjithmonë i projektojnë këta asistentë virtualë që të jenë të sjellshëm dhe jo kritikë. Por ky është vetëm një iluzion i rrezikshëm që përdoruesit shumë shpesh e besojnë, thotë Maximilian Kiener. “Ajo që nuk po funksionon janë gjykimet e vlerës. Cilën rrugë karriere duhet të ndjek? A duhet të bëhem avokat, a duhet të bëhem mjek? Nuk ka një përgjigje të vetme. Problemi që vazhdon të shfaqet është se ne duam t’i ngjeshim të gjitha problemet komplekse në një...