Çfarë është peshku Swai?

Çfarë është peshku Swai?

Swai është një peshk i ujërave të ëmbla që i përket të njëjtit rend me mustakun dhe është bërë një nga peshqit e bardhë më të konsumuar në Shtetet e Bashkuara. Shitet me çmim shumë të ulët, zakonisht rreth 2 dollarë për kilogram, çka e bën një alternativë të lirë ndaj peshqve si merluci apo shojza e Atlatikut verior. Ky peshk është vendas në lumin Mekong në Azinë Juglindore, por shumica e prodhimit vjen nga fermat e Vietnamit në deltën e Mekongut. Pikërisht këto ferma kanë ngritur shqetësime për shkak të mbikëqyrjes së dobët, ndikimit në mjedis dhe pasojave të mundshme për shëndetin e konsumatorëve. Swai njihet me emra të ndryshëm si basa, tra, sutchi apo edhe “peshk”. Në të kaluarën tregtohej si “mustak aziatik”,...